Sarri tek Lazio, transferim emrin me vlerë 80 milionë këtë verë!

Maurizio Sarri tek Lazio po synon që të ndërtojë një skuadër komplet të re.

Mesfusha pritet të jetë njëri nga repartet ku do të ketë ndërhyrje edhe emri i preferuar për trajnerin italian është ai i Loftus-Cheek, të cilin e njeh shumë mirë prej kohës kur ishte pjesë e skuadrës së Chelseas.

Mirëpo objektivi kryesor për ish trajnerin e Napolit mbetet ai i Kepa Arrizabalaga i cili u transferua në Londër nga Athletic Bilbao për një shifër prej 80 milionë eurosh.

Kjo shifër është tepër e lartë për skuadrën nga kryeqyteti italian mirëpo një huazim mund të negociohet mes dy palëve këtë verë.

Reina do të mbetet në skuadër ndërkohë që Strakosha pritet të largohet pasi ky i fundit ka vetëm edhe një vit kontratë të mbetur në Olimpico.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here