Juventus është shumë e vendosur për të transferuar një emër të ri në sulm duke marrë parasysh të ardhmen e papërcaktuar të Cristiano Ronaldos.
La Gazzeta dello Sport raporton që Zonja e Vjetër tashmë e ka rritur presionin për transferimin e Gabriel Jesus nga skuadra e Manchester City.
Portugezi ka edhe një vit kontratë të mbetur në Torino dhe mund të largohet pas përfundimit të EURO 2020.
Massimiliano Allegri i ka dhënë dritën jeshile skuadrës së tij për transferimin e sulmuesit brazilian edhe nëse Ronaldo nga ana tjetër vendosë që të qëndrojë.
Negociatat mes dy klubeve janë duke vazhduar dhe nuk përjashtohet edhe mundësia e huazimit të 24 vjeçarit.