Lajm bombastik: Harry Kane transferohet në Serie A

Harry Kane te gjiganti italian!

Sulmuesi i Tottenham, Harry Kane pritet të largohet nga Spurs gjatë kësaj vere. 27-vjeçari dëshiron sfida të reja, ndërsa interesimi për shërbimet e tij është i madh.

Kane ka luajtur 49 ndeshje sezonin e fundit dhe ka realizuar 33 gola, ndërsa kontrata me Tottenham i skadon në vitin 2024.

Spurs kërkojnë 80 milionë euro për ta lënë të lirë, ndërsa portali spanjoll Don Balon raporton se në garë për Kane është futur Juventus.

Massimiliano Allegri ia ka kërkuar Agnellit transferimin e anglezit, ndërsa për të ulur koston e transferimit, Biankonerët do t’ia ofrojnë Tottenham kartonin e Ramsey.

Tottenham ka shfaqur interesim për Ramsey dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti, shkruan Don Balon.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here