Tek kampi zikaltër janë duke menduar për të gjetur zëvëndësuesin e Bastonit.
Tashmë duket se emri i duhur është gjetur nga ana e trajnerit Simone Inzaghi dhe bëhet fjalë për mbrojtësin e Lazios, Stefan Radu.
Sky Sport raporton që Inter po mendon seriozisht për mundësinë e transferimit të mbrojtësit rumun i cili ka përvojë të madhe në Itali.
Kontrata e 34 vjeçarit është pranë skadimit dhe akoma nuk ka rinovuar me skuadrën Biancoceleste.
Radu tashmë është një emër që ka shumë mundësi të transferohet tek Inter pasi kontaktet mes palëve tashmë vetëm kanë filluar.