Telashe tek Juventus: Ylli i skuadrës i tregon agjentit që dëshiron largimin!

Një lajm aspak i mirë ka ardhur për skuadrën e Juventusit e cila nuk e priste një vendim të tillë nga ky futbollist.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Zonjës së Vjetër, Arthur Melo i cili nuk është aspak i kënaqur me sezonin e kaluar dhe i ka bërë të ditur agjentit të tij që dëshiron largimin këtë verë.

Interesimi për të ka filluar menjëherë pasi është skuadra e Paris Saint Germain që kërkon shërbimet e tij.

Luca Momblano ka bërë të ditur që PSG nuk e ka ndërmend ndonjë formulë huazimi dhe po kërkon transferimin e tij të mënjëhershme pasi Pochettino po kërkon të formojë një dyshe në mesfushë me të dhe Marco Verrattin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here