Marcelo ka shumë mundësi që mund të shitet nga skuadra e Real Madrid këtë verë.
Mirëpo interesimi për të nuk po mungon me dy skuadra të Premier League që dëshirojnë shërbimet e tij.
Siç raporton Mirror, Everton dhe Leeds United janë të gatshme për të bërë një ofertë në drejtim të Madridit për transferimin e brazilianit.
33 vjeçari nuk bën më pjesë në planet e Ancelottit mirëpo përvoja e tij e madhe mund të jetë një aset i çmuar në Premier League.