Ylli i Interit tek Fiorentina!

Skuadra e Florentinës nuk e ka ndërmend që të heqë dorë nga transferimi i futbollistit të skuadrës së Interit, Stefano Sensi, raporton kështu Calcio Mercato.

25 vjeçari ka kaluar një periudhë të vështirë lëndimesh tek Interi dhe skuadra e Firences është gati për ti dhënë atij një mundësi të re edhe pse ka një kontratë që e mban atë në San Siro deri në 2024.

Raportohet që Interi është e gatshme për shitjen e tij këtë verë dhe Fiorentina është e gatshme për ta blerë atë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here