Zyrtare: Buffon me skuadër të re, mbetet në Itali!

Gianluigi Buffon tashmë edhe në mënyrë zyrtare ka gjetur skuadrën e tij të re.

Gigi është rikthyer tek skuadra e Parmës, skuadër me të cilin ai e filloi karierën e tij të pasur në moshën 16 vjeçare.

Nënshkrimi i kontratës do të ndodhë javën e ardhshme pas një konfrontimi të agjentit të tij Silvano Martina me përfaqësuesin e klubit, Javier Ribalta.

Ditëve të fundit një ofertë në drejtim të tij kishte ardhur edhe nga skuadra e Barcelonës.

Por Buffon zgjodhi Parmën për shkak se opsioni për të qenë portier i dytë tek katalanasit nuk i pëlqeu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here