Sulmuesi i Lyon ka kohë që është vënë në radarët e trajnerit Ronald Koeman.
Memphis Depay do të zyrtarizohet si sulmuesi i ri i Barcelonës gjatë javës së ardhshme, raporton SPORT.
Ai do të transferohet me parametra 0 mirëpo paga e tij pritet të rritet ndjeshëm.
27 vjeçari aktualisht është duke marrë pjesë në EURO 2022 me kombëtaren e Holandës, gjë që nënkupton që zyrtarizimi i transferimit të tij mund të ndodhë në mes të këtij kompeticioni.