Allegri rikthen në skuadër ish yllin e Biankonerëve!

Massimiliano Allegri po tenton që të përmirësojë disa nga gabimet e skuadrës që kanë bërë në merkatot e kaluara.

Njëri ndër ta mbetet shitja e Miralem Pjanic tek Barcelona i cili aktualisht nuk kaloi aspak një sezon të mirë nën urdhërat e Ronald Koeman.

Trajneri italian tashmë i ka komunikuar mesfushorit të katalanasve që ka një rol të veçantë në skuadrën e tij në Allianz Stadium.

Transferimi nuk pritet të jetë një problem i madh për shkak të marrëdhënieve të mira mes dy skuadrave por edhe për faktin që ai nuk bën pjesë më në planet e skuadrës katalanase.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here