Mesfushori i Milanit, Hakan Calhanoglu është shndërruar në një objektiv për skuadrën e Atletico Madridit, raporton Sky Italia.
Kampionët e La Ligas do të tentojnë transferimin e 27 vjeçarit nëse dështojnë që të arrijnë transferimin e Rodrigo De Paul nga Udinese.
Atletico është e gatshme që ti ofrojë turkut një pagë vjetore prej 3 milionë eurosh, por Milan gjithashtu po kërkon rinovimin me të pasi skadimi do të ndodhë në fund të këtij muaji.