Marcos Alonso është një mbrojtës që luan në anën e majtë të mbrojtjes dhe këtë verë ka mundësi të largohet nga Stamford Bridge.
Mbrojtësi i londinezëve të Chelseas pëlqehet shumë nga skuadra e Interit e cila po kërkon të plotësojë dëshirën e Inzaghit për një përforcim në këtë repart të fushës.
Spanjolli aktualisht paguhet 6 milionë euro në sezon dhe ka një kontratë me londinezët që skadon në qershor të 2023.
Neroazzurët do të përpiqen që të ulin kërkesën e tij për pagën pasi është e lartë për kampionët italianë të cilët po përjetojnë një periudhë të rëndë ekonomike.