AC Milan pritet që të konfirmojë arritjen e një marrëveshje për transferimin përfundimtar të Fikayo Tomori nga skuadra e Chelseas, raporton Calcio Mercato.
23 vjeçari ka shkëlqyer gjatë huazimit të tij disa mujor në San Siro dhe tashmë kuqezinjë janë gati për të siguruar përfundimisht shërbimet e tij.
Skuadra e Piolit pritet që ti paguajë londinezve një shifër prej afro 7 milionë eurosh dhe pritet që të nënshkruhet një kontratë 5 vjeçare.