Bomba e verës: Sergio Ramos këtë verë tek gjiganti italian!

Kapiteni i Real Madrid pritet që shumë shpejt të largohet nga skuadra mbretërore.

Kontrata e tij skadon në fund të këtij muaji dhe tashmë ai është në kërkim të një skuadre të re.

Përveç interesimit të Manchester United dhe Paris Saint Germain, tani edhe një skuadër nga Italia ka hyrë në garë për të.

Bëhet fjalë për Romën e cila udhëhiqet nga Jose Mourinho i cili shpreson ta transferojë atë në Olimpico duke marrë parasysh marrëdhëniet që i kanë pasur në Madrid.

Roma nuk mundet të konkurojë ekonomikisht me dy gjigantët europianë mirëpo këtu varet shumë edhe nga vullneti i vetë futbollistit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here