E bujshme: Xherdan Shaqiri rikthehet në Serie A

Xherdan Shaqiri rikthehet në Serie A, por jo te Interi!

Sulmuesi i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Anfield Road gjatë kësaj vere, ndërsa sipas raportimeve të fundit mund të rikthehet në Itali.

Shaqiri ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023, ndërsa këtë sezon ka luajtur në 22 ndeshje dhe ka realizar vetëm një gol.

Calcio Mercato, raporton se interesim për Shaqirin ka shfaqur Lazio. Igli Tare e sheh Shaqirin si një përforcim për Sarrin dhe ka nisur bisedimet me Liverpoolin.

Për kartonin e Shaqirit, Lazio do të duhet të paguaj 5 milionë euro, ndërsa 29-vjeçari do të duhet të heq dorë nga paga e tij prej 5 milionë eurove që e fiton te Liverpooli.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here