Martin Odegaard është gati që të fillojë përsëri tek skuadra e Real Madrid, të paktën kështu raporton The Athletic.
Norvegjezi gjatë sezonit 2020-2021 ishte i huazuar tek skuadra e Arsenalit të cilët kërkonin të siguronin përfundimisht shërbimet e mesfushorit.
Mirëpo me ndërrimin e trajnerit tek Real Madrid situata ndryshoi dhe nën urdhërat e Carlo Ancelottit norvegjezi po kërkon që të shfrytëzojë mundësitë që ka.