Sulmuesi nuk duket aspak i lumtur tek Bavarezët.
Kingsley Coman duket se është i vendosur për një transferim në Premier League pasi e ardhmja e tij tek Bayern Munich nuk duket e sigurt, raporton Sky Sports.
Sulmuesi francez mund të largohet për shkak se i kërkoi bavarezëve një pagë të barabartë me Robert Lewandowskin, kërkesë kjo që nuk u mor parasysh nga bavarezët.
Në një moment kur në Allianz Arena ai ndihet jo i vlerësuar, Premier League duket destinacioni i duhur për të.