Emerson Palmieri në Serie A tek rivalët e Interit!

Emerson Palmieri ka më shumë se një vit që po kërkohet me ngulm nga Interi por mesa duket ai këtë verë do të transferohet në Serie A por jo tek Neroazzurët.

Bëhet fjalë për skuadrën e Napolit, ku për trajnerin Luciano Spalletti ai është objektivi kryesor për këtë verë.

Gazzetta dello Sport raporton që problemi i vetëm tani është paga e futbollistit, i cili tek Chelsea paguhet 4.5 milionë euro në sezon.

De Laurentiis po kërkon që këtë shifër ta ulë ndjeshëm në mënyrë që të jetë e përballueshme për financat e klubit të tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here