Memphis Depay zbulon skuadrën e tij të re

    Duket sikur thashethemeve të merkatos për të ardhmen e Memphis Depay i ka ardhur fundi dhe kjo pasi vetë ylli i Lyon ka folur…

    Holandezi doli të fliste për ndeshjen e nesërme të Holandës me Austrinë dhe mes pyetjeve, nuk mund të mungonte çështja e tratativave me Barcelonën.

    “Të gjithë e dinë se unë kam qenë në bisedime me Barcelonën prej kohësh dhe dua të luaj për Ronald Koeman. Prisni sepse lajmet do të vijnë. Të gjithë e dinë se jemi në bisedime dhe së shpejti do të kemi lajmë në këtë drejtim. Duhet të presim, por po ju them se së shpejti do ketë diçka përfundimtare”, u shpreh Depay.

    Para pak ditësh në dyqanin online të Barcelonës figuronte edhe fanella e Depay. Mediet raportojnë se është mbyllur gjithçka dhe tashmë që e tregon edhe vetë Depay, nuk ka dyshime.

    Ai do firmosë për 3 vite me klubin katalanas.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here