Napoli e ka identifikuar mesfushorin e skuadrës së Sporting Lisbonës, Joao Palhinha si një objektiv për merkaton verore, raporton Calcio Mercato.
Gjigantët italian e shohin 25 vjeçarin si zëvëndësuesin ideal për Tiemoue Bakayoko, i cili u rikthye tek Chelsea pas një viti huazimi tek napolitanët.
Palhinha zhvilloi 32 ndeshje në Primeira Liga sezonin e kaluar duke e ndihmuar skuadrën e tij që të fitonte titullin e parë në 19 vite.