Bombë nga Spanja: Ramos transferohet në Serie A

Real Madrid mbrëmë e ka konfirmuar largimin e Sergio Ramos nga klubi. 35-vjeçari do të largohet nga Santiago Bernabeu me parametra zero.

Pas 16 sezoneve me fanellën e Realit, Ramos do të largohet si një legjendë e klubit. Duke pasur parasysh trofetë e fituar, Ramos është transferimi më i mirë në historinë e Realit.

Ditët në vijim pritet të zbulohet se ku do ta vazhdojë karrierën Ramos, ndërsa sa i përket ofertave, ato janë të shumta.

Interesim për spanjollin kanë shfaqur PSG, Manchester United, Juventus dhe së fundmi Roma. Sipas mediave spanjolle, pikërisht Roma është favorite për të siguruar shërbimet e Ramos.

Ramos është i joshur nga ideja për të punuar përsëri sëbashku me Mourinhon, ndërsa Giallorosët kanë përgatitur ofertën faraonike për të.

Roma do t’i ofrojë Ramosit kontratë dy vjeçare dhe pagë prej 12 milionë eurove në sezon.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here