E bujshme: Gattuso ka skuadër të re

    Gennaro Gattuso ka gjetur menjëherë skuadrën e re pas largimit nga Fiorentina.

    Fiorentina shokoi të gjithë sot me njoftimin se ka ndërprerë marrëveshjen me Gennaron Gattuson pas vetëm 23 ditëve.

    Pas mos marrëveshjeve mes Gattusos dhe Roco Comissos, palët kanë arritur marrëveshje për ndërprejen e bashkëpunimit mes tyre.

    E përditshmja italiane Gazzetta dello Sport, ka lëshuar menjëherë një lajm bombastik pas largimit të Gattusos nga Fiorentina, duke raportuar se Rino është pranë emërimit si trajner i Tottenham.

    Gattuso, i cili tashmë ka dhënë gatishmërinë e tij, tani është një emër i fortë për stolin e Spurs, edhe pse jo i vetmi kandidat në listën e Daniel Levy.

    Spurs kanë kthyer vëmendjen kah Gattuso pas mos finalizimit të marrëveshjes me Paul Fonescas dhe tani Rino është në pole position.

     

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here