Një yll dhe para: Hakimi largohet nga Interi

Achraf Hakimi largohet nga Interi pas vetëm një sezoni në Meazza.

Inter pritet të sakrifikojë Achraf Hakimin për të balancuar financat e klubi.

Mbrojtësi maroken shkëlqeu në sezonin e tij të parë me Neroaxurët, duke realizuar 7 gola dhe 11 asistime në 45 ndeshje.

Interesimi për 22-vjeçarin është i madh, pasiqë Chelsea dhe PSG janë duke zhvilluar garë të ashpërt për të siguruar shërbimet e tij.

E përditshmja italiane La Repubblica, raporton se Inter është i gatshëm ta pranoj ofertën e fundit të Chelsea.

Blutë e Londrës ia kanë ofruar Neroaxurëve kartonin e Marcos Alonsos dhe 60 milionë euro për Hakimin.

PSG nga ana tjetër ka ofruar 65 milionë euro, mirëpo Neroaxurët preferojnë ofertën e Chelsea, pasiqë Alonso do të ishte një përforcim i mirë për krahun e majtë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here