Zyrtare: Gattuso largohet nga Fiorentina, arsyeja do t’ju surprizojë

“CF Fiorentina dhe mister Rino Gattuso, me marrëveshje të përbashkët kanë vendosur që t’i ndajnë rrugët këtu dhe për këtë arsye të mos e fillojnë sezonin e ardhshëm sportiv së bashku. Klubi menjëherë vendosi të punojë për të identifikuar një zgjedhje teknike tjetër, për ta udhëhequr ekipin vjollcë drejt rezultateve që Fiorentina dhe qyteti i Firences meritojnë”.

Kjo është deklarata e publikuar në faqen zyrtare të internetit dhe në mediat sociale të Fiorentinës.As një muaj nuk ka kaluar që nga zyrtarizimi i Gattuso në stolin e Fiorentinës, por aventura e ish-trajnerit të Napolit në krye të vjollcëve tashmë ka arritur në fund. Nga tensionet e ditëve të fundit, situata nuk është rikuperuar aspak dhe tani ka ardhur ndarja zyrtare. Për të shënuar lamtumirën midis Gattuso dhe Fiorentinës mjaftuan tensionet e merkatos midis menaxhmentit të klubit dhe Jorge Mendes, agjenti i trajnerit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here