Jo Pjanic, Juventus zbulon emrin e ri për mesfushën e saj!

Miralem Pjanic javëve të fundit u përmend shumë për një rikthim të mundshëm tek skuadra e Juventusit mirëpo siç po rrjedhin ngjarjet një gjë e tillë duket se do të dështojë shumë shpejt.

Kjo për faktin që Zonja e Vjetër ka kthyer vëmendjen komplet në një kahje të kundërt.

Jorge Mendes i ka sugjeruar presidentit Agnelli emrin e mesfushorit të Portos,Sergio Oliveiras.

Çmimi që ‘Dragonjtë’ i kanë vënë atij është 20 milionë euro mirëpo me përfshirjen e Jorge Mendes në negociata kjo shifër mund të ulet dhe bisedimet të rezultojnë me një transferim javëve të ardhshme.

Luzitani tashmë ka marrë të gjithë interesin që më herët ishte tek boshnjaku Pjanic.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here