Rinovimi po vonohet, Varane sytë kah Apeninet!

Situata e Raphael Varane është shumë e turbullt muajve të fundit dhe me mungesën e një rinovimi mes dy palëve një skuadër në Itali po qëndron në gatishmëri për të surprizuar madrilenët.

Bëhet fjalë për Juventusin e cila po pret momentin e duhur për ta bërë për vete francezin i cili mund të ndjekë rrugën e Ronaldos.

Mundo Deportivo raporton që oferta për rinovim i është dërguar futbollistit mirëpo akoma nuk ka përgjigje nga ana e tij.

Raportohet që po konsiderohet edhe mundësia e shitjes së tij këtë verë për një shumë prej 60 milionë euro për shkak se madrilenët nuk dëshirojnë ta humbasin atë më vonë me parametra 0.

Zonja e Vjetër në rast të shitjes së Ronaldos do të ketë më shumë mundësi për të bërë një ofertë të volitshme në drejtim të Madridit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here