Është mbyllur 0-0 Angli-Skoci, në javën e dytë të fazës me grupe të Euro 2020.
Derbi britanik ka qenë një sfidë me emocione, por pa gola.
Anglezët aknë shkuar më shumë afër golit në pjesën e parë me shtyllën e goditur nga Stones.
Spektakli është përmirësuar në pjesën e dytë, por ndeshja nuk është zhbllokuar.
Anglia ka kapur Çekinë në krye të Grupit D, por për të siguruar 1/-at do të duhet të presë ndeshjen e fundit të grupit.
Për herë të parë në historinë e përballjeve mes këtyre dy kombëtareve, Anglia dhe Skocia janë ndarë në barazim 0-0 në Wembley.