Gjithçka gati: PSG transferon yllin e Juventusit!

Paris Saint Germain është pranë një transferimi të madh nga skuadra e Juventusit.

Skuadra e Pochettinos ia ka vënë syrin yllit të Zonjës së Vjetër i cili sezonin e fundit nuk ishte në formën e tij më të mirë.

Bëhet fjalë për Arthur Melon i cili edhe publikisht ka deklaruar që dëshiron të largohet nga Juventusi këtë verë.

Juventusit braziliani i ka kushtuar rreth 80 milionë euro dhe është e gatshme për shitjen e tij për të reduktuar sadopak humbjet nga ky transferim i gabuar.

Ai ka një pagë prej 5 milionë eurosh dhe kjo është një shumë që është e mëse e përballueshme nga sheikët e PSG.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here