Barcelona duket se do të anashkalojë mundësinë e transferimit të futbollistit të Real Sociedad, Mikel Merino pasi tashmë nuk janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e tij, raporton Marca.
Katalanasit janë duke kërkuar për një opsion në mesfushë pasi dështuan që ta transferonin Giorginio Wijnaldum i cili u transferua tek skuadra e Paris Saint Germain.
Por tashmë është bërë e ditur që ky emër nuk do të jetë ai i futbollistit të Sociedad, Merino.