Formacionet zyrtare: Itali – Uells

Italia përgatit për të zbritur në fushë ndaj Uellsit për të vendosur nëse do të dalë në vend të parë në grup ose do të kualifikohet si e dyta…

Në anën tjetër, Bale me shokë duan që të sigurojnë të paktën kualifikimin dhe një barazim do t’i bënte jashtëzakonisht punë.

Mancini ka vendosur të bëjë disa ndryshime dhe një rotacion, duke hedhur në fushë linjat e dyta si Bernardeschi,Pessina, Belotti, Bastoni, por edhe Emerson Palmieri.

Do të provohet titullar gjithashtu edhe Verratti që kthehet pas një dëmtimi. Sakaq, Chiellini, Florenzi dhe Berardi shkojnë në tribunë.

Ndeshja tjetër është mes Turqisë dhe Zvicrës.

Itali (4-3-3): Donnarumma; Toloi, Bonucci, Bastoni, Emerson; Jorginho, Verratti, Pessina; Bernardeschi, Belotti, Insigne. Tr: Mancini.

Uells (4-2-3-1): Ward; Roberts, Gunter, Rodon, N. Williams; Morrell, Allen; Bale, Ramsey, James; Ampadu. Tr: Giggs.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here