Shkëlqen Shaqiri, Zvicra mposht Turqinë

Zvicra ia doli të triumfojë ndaj Turqisë me rezultat 3 – 1, ndeshje në të cilën shkëlqeu shqiptari Xherdan Shaqiri me dy gola.

Fillimisht, Seferovic realizoi gol nga distanca për të kaluar Zvicrën në epërsi (6′).

Pastaj, Xherdan Shaqiri me një supergol dyfishoi epërsinë duke lënë të shtangur portierin (26′), rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Kahveci ngushtoi epërsinë duke shënuar një gol që vërtet ishte jashtëzakonisht i bukur (62′).

U mendua se Turqia u rikthye në lojë, por në skenë doli prapë Shaqiri që realizoi pas asistimit të Zuber (68′).

Po ashtu, Shaqiri u bë lojtari i parë në histori të Zvicrës që shënon në katër turne radhazi (Kampionati Botëror 2014, 2018 dhe Kampionati Evropian 2016, 2020).

Ndërkohë, Zvicra e mbyll grupin në vendin e tretë me 4 pikë, derisa pikët e skuadrave të treta në grupet e tjera do vendosin nëse do kualifikohen në fazën me eliminim direkt.

Ndërsa, Turqia e mbyll aventurën në “Euro 2020” pa pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here