Vendos goli i Pessinas, Italia mposht Uellsin dhe merr fitoren e tretë në Europian

Italia nuk ndalet dhe vazhdon të përmirësojë shifrat e saj duke kaluar 1000 minutat pa pësuar gol në të gjitha kompeticionet dhe në total tashmë në 11 ndeshje dhe 11 fitore radhazi dhe po aq ndeshje pa pësuar gol me një golaverazh prej 32 me 0…

Një perfeksion dhe makinë ajo e Mançinit, që edhe sot u mjaftua me rezervat që të fitonte 1-0 ndaj Uellsit (gol i Pessina) së Gareth Bale.

Në pjesën e dytë Bernardeschi goditi edhe shtyllën ndërsa Bale humbi rastin më të mirë të ndeshjes me portën e boshatisur gati…

Në fund, pavarësisht humbjes 1-0, Uellsi arrin të kualifikohet si e dyta e grupit A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here