Calhanoglu me një këmbë te Interi, Milan ka gjetur zëvendësuesin

Hakim Calhanoglu është shumë pranë transferimit te Interi, ndërsa Rosonerët kanë gjetur zëvendësuesin e turkut.

Milan dhe Calhanoglu nuk kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët dhe turku është shumë pranë kalimit te rivalët e përjetshëm të Rosonerëve.

Drejtuesit e Milanit i kanë ofruar Calhanoglut pagë prej 4 milionë eurove në sezon dhe nuk e kanë ndërmend ta rrisin atë, ndërsa Inter i ka ofruar pagë prej 5 milionë eurove dhe 27-vjeçari është pranë firmës me Neroaxurët.

E përditshmja italiane Tuttosport, raporton se Milan ka gjetur zëvendësuesin e Calhanoglut dhe bëhet fjalë për Mattia Zaccagni.

Për të siguruar shërbimet e Zaccagni, Milan duhet të paguaj 20 milionë euro, ndërsa për të ulur kërkesat e Veronës Rosonerët do t’ia ofrojnë njërin nga dyshja Caldara dhe Conti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here