Gati rikthimi në Serie A: Lucas Torreira te gjiganti italian

Lucas Torreira rikthehet në Serie A edhe atë te gjiganti italian!

Mesfushori i Arsenalit, i huazuar te Atletico, Lucas Torreira pritet të rikthehet në Itali gjatë kësaj vere.

Torreira ka luajtur 26 ndeshje sezonin e fundit me Atleticon duke realizuar një gol dhe një asistim, mirëpo Colchoneros nuk planifikojnë ta blejnë kartonin e tij.

Uruguaiani do të rikthehet te Arsenali, mirëpo nuk bën pjesë as në planet e Artetas për sezonin e ardhshëm.

Calcio Mercato, raporton se Maurizi Sarri ia ka kërkuar Lotitos transferimin e Torreiras dhe Lacialët kanë nisur sulmin për të siguruar shërbimet e 25-vjeçarit.

Lazio pritet të arkëtojë 30-40 milionë euro nga shitja e Correas, ndërsa për Torreiran do të duhet të paguajn 20 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here