Interi nuk po e sheh të afërt daljen nga kriza e thellë ekonomike që e ka kapur skuadrën vitin e fundit.
Mundësia e vetme duket që është shitja e disa prej futbollistëve kryesorë dhe tashmë për njërin nga ta marrëveshja është arritur me Paris Saint Germain.
Bëhet fjalë për Achraf Hakimin i cili pas një viti qëndrim tek Neroazzurët tashmë do të largohet drejt Francës.
Leonardo është duke bërë gjithçka gati për transferimin e tij pasi marrëveshje me futbollistin tashmë është arritur.
Beppe Marotta ka kërkuar 70 milionë euro për kartonin e futbollistit dhe një ofertë e tillë është pranuar nga sheikët.
I gjithë ky operacion francezëve do ti kushtojë plot 120 milionë euro duke marrë parasysh edhe pagën e futbollistit dhe bonuset.