Vlahovic tek Juventus, dy yjet e Biankonerëve tek Fiorentina!

Dusan Vlahovic është emri që po kërkohet me ngulm nga skuadra e Juventusit këtë verë dhe zgjidhja për transferimin e tij tashmë duket se është arritur.

Tuttosport raporton që skuadra e Fiorentinës ka shfaqur interesim për të siguruar shërbimet e Mattia Perin duke marrë parasysh largimin e mundshëm këtë verë të Dragowskit.

Emri tjetër që pritet të transferohet në Firence është ai i Daniele Rugani, një emër që nuk bën pjesë më në planet e Zonjës së Vjetër.

Ende nuk është mësuar qëndrimi i presidentit Rocco Commisso, i cili për shërbimet e sulmuesit serb ka kërkuar rreth 60 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here