Mesfushori i skuadrës së Paris Saint Germain, Rafinha këtë verë mund të largohet për të vazhduar karierën në Itali, raporton Calcio Mercato.
Bëhet fjalë për skuadrën e Milanit e cila tashmë është duke kërkuar pasuesin e Hakan Calhanoglus.
28 vjeçari duket një emër që i plotëson këto kushte dhe nëse PSG pajtohet atëherë transferimi i tij mund të ndodhë gjatë javëve të ardhshme.
Ai ka një kontratë me parisienët deri në vitin 2023 mirëpo sezonin e fundit ai luajti vetëm 15 ndeshje gjatë gjithë sezonit.