Marrëveshja pranë finalizimit, Rafinha pranë misionit të ri në Serie A

Mesfushori i skuadrës së Paris Saint Germain, Rafinha këtë verë mund të largohet për të vazhduar karierën në Itali, raporton Calcio Mercato.

Bëhet fjalë për skuadrën e Milanit e cila tashmë është duke kërkuar pasuesin e Hakan Calhanoglus.

28 vjeçari duket një emër që i plotëson këto kushte dhe nëse PSG pajtohet atëherë transferimi i tij mund të ndodhë gjatë javëve të ardhshme.

Ai ka një kontratë me parisienët deri në vitin 2023 mirëpo sezonin e fundit ai luajti vetëm 15 ndeshje gjatë gjithë sezonit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here