Jordi Alba këtë verë pritet ti japë një goditje të madhe skuadrës së Barcelonës pasi mund të largohet në një periudhë që nuk e priste askush.
Spanjolli po shikon mundësitë për tu larguar nga Camp Nou dhe ka gjetur skuadrën ideale në Itali.
Bëhet fjalë për Interin e cila është e gatshme ta marrë atë në skuadër pasi pëlqehet tej mase edhe nga trajneri Simeone Inzaghi.
Alba pritet të jetë një ‘pilulë’ për kokëdhembjen e Interit për anën e majtë të mbrojtjes së saj.
Nga ana tjetër edhe Barcelona do të dalë përfituese nga marrëveshja për shkak se ai paguhet 5 milionë euro në sezon dhe ka edhe 3 vite të mbetura në kontratë.
Beppe Marotta tashmë ka kontaktuar me Alban dhe ai mund të joshet nga mundësia e transferimit tek Interit edhe për shkak të taksave më të ulëta në Itali.