Presidenti i skuadrës, Nasser Al-Khelafi është një fans i brazilianit ndërkohë që trajneri Mauricio Pochettino ka rezervat e tij për një transferim të tillë.
PSG po bëhet gati për një ribashkim me David Luiz kur ai të lihet i lirë nga skuadra e Arsenal, raporton The Sun.
34 vjeçari do të jetë futbollist i lirë këtë verë dhe mund të rikthehet tek PSG, tek e cila ishte gjatë viteve 2014-2016.
Iniciatori pritet të jetë Al-Khelafi i cili është një admirues i madh i mbrojtësit dhe është i gatshëm të financojë rikthimin e tij.