Shokohet Milani: Një tjetër yll i skuadrës transferohet te rivalët!

Nuk mbaron me Calhanoglun, një tjetër yll i Milanit te rivalët e përjetshëm.

Transferimi i Hakan Calhanoglut te Interi ka shokuar drejtuesit e Milanit. Turku refuzoi ofertën e Rosonerëve prej 4 milionë eurove në sezon dhe vendosi ti bashkohet rivalëve të qytetit.

Përveç Calhanoglut, nga Milani u largua edhe Gianluigi Donnarumma me parametra zero.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, futbollisti i rradhës i cili do të largohet nga Milani është Alessio Romagnoli.

Romagnolit i skadon kontrata me Rosonerët vitin e ardhshë, ndërsa Massimiliano Allegri ia ka kërkuar Agnellit transferimin e tij.

Juventus pritet të ofrojë 15 milionë euro për kartonin e Romagnolit dhe 26-vjeçari sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë karrierën te Zonja e Vjetër.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here