Derbi në merkato: Milan dhe Juventus në garë për yllin brazilian

Gjigantët italian Milan dhe Juventus janë të interesuar për yllin e Santos, Kaio Jorge.

19-vjeçari konsiderohet si një talent i madh në Brazil, ndërsa Tuttosport zbulon se Milan dhe Juventus kanë nisur garën për të siguruar shërbimet e tij.

Kaio luan me përfaqësuesen e Brazilit U-19 ku në 10 ndeshje ka shënuar 6 gola, ndërsa kontrata me Santos skadon në Dhjetor, prandaj çmimi i tij është vetëm 10 milionë euro.

Milan dhe Juventus kanë nisur bisedimet me agjentin e tij dhe mbetet ta shohim se ku do të përfundojë Kaio sezonin e ardhshëm.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here