Milan nuk po ndalet: Transferimi i rradhës një hap larg!

Milan po mundohet që këtë merkato verore ta shfrytëzojë maksimalisht ku priten shumë ardhje të reja për të ndryshuar plotësisht përbërjen e skuadrës.

Objektivi më i ri është sulmuesi anësori i skuadrës së Lille, Yusuf Yazici.

Rossonerët janë në kërkim të një sulmuesi të ri i cili mund të marrë përvojën e duhur nga Zlatan Ibrahimovic.

Shkathtësia e tij ka bërë që kuqezinjtë të mendojnë seriozisht për një ofertë në drejtim të tij e cila pritet të ketë një vlerë më të lartë se 20 milionë euro.

Yazici sezonin e kaluar shënoi 14 gola për kampionët e Ligue 1 në 42 ndeshje të zhvilluara gjithsej.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here