Mediat italiane raportojnë që trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka propozuar një emër të ri për sulmin e skuadrës së tij dhe kjo gjë u vlerësua si një surprizë e vërtetë.
Bëhet fjalë për Keita Balde i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Sampdorias.
Tekniku i Neroazzurëve është takuar me të në Kapri dhe kanë diskutuar për mundësinë që ai të vihet nën urdhërat e ish trajnerit të tij tek Lazio.
Senegalezi më herët ka qenë pjesë e Interit mirëpo një aventurë e cila nuk zgjati shumë por që duket e destinuar të përsëritet edhe njëherë.
Vlera e tij në merkato kapë vlerën e 8 milionë eurove dhe është një shifër lehtë e përballueshme nga zikaltërit.