Agnelli ‘pa frena’, transferim i dyfishtë nga skuadra italiane!

Merkatoja e Juventusit ka hyrë në një fazë shumë të rëndësishme ku tashmë shumë objektivë të skuadrës vijnë nga brenda Italisë.

Me urdhër të Agnellit, Federico Cherubini ka filluar sulmin në merkato është vënë në ndjekje të dyshes së Fiorentinës, Nikola Milenkovic dhe Dusan Vlahovic.

Dy serbët pritet të largohen këtë verë nga Fiorentina dhe Zonja e Vjetër po qëndron në Pole Position për të siguruar shërbimet e tyre.

Juventus ka ofruar edhe shërbimet e Daniele Rugani i cili nuk bën pjesë në planet e Allegrit.

Vlahovic duket më i vështirë për tu transferuar pasi ka një vlerë rreth 60 milionë euro ndërkohë që Milenkovic vlerësohet rreth 25 milionë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here