Bomba e qershorit: Embolo transferohet tek gjiganti i Serie A!

Breel Embolo, sulmuesi i skuadrës gjermane të Borussia Monchengladbach dhe kombëtares zviceriane këtë verë mund të transferohet në Serie A.

Bëhet fjalë për skuadrën e Interit e cila po punon për një transferim të tillë me në krye Beppe Marottan që po kërkon ta çojë deri në fund këtë operacion.

Davide De Ceramen në ‘Top Calcio 24’ ka raportuar që Neroazzurët janë të gatshëm të ofrojnë shërbimet e Valentino Lazaros plus një shumë prej 20 milionë eurosh për shërbimet e tij.

Bomberi zvicerian e ka mirëpritur një interesim të tillë dhe është gati për një aventurë me kampionët e Serie A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here