Fillojnë negociatat: Milan transferon 3 yjet e Real Madrid!

Dialogu tashmë është hapur mes Milani dhe Real Madridit të Carlo Ancelottit.

Objektivat e Milanit në merkato tashmë dihet pasi janë duke kërkuar që të përforcojnë disa reparte për sezonin e ardhshëm.

Në rradhë të parë Paolo Maldini është duke punuar për ta mbajtur në skuadër Brahim Diaz.

Sky Sport raporton që Rossonerët kanë shfaqur përsëri interesim për shërbimet e sulmuesit serb, Luka Jovic i cili pritet të largohet nga Santiago Bernabeu përfundimisht këtë verë.

Jovic flitej që do të transferohej tek Milan në janar mirëpo kuqezinjtë vendosën për të transferuar Mario Mandzukic.

Emri i tretë është ai i Odriozolas, që të tre këta objektivë nuk bëjnë pjesë në planet e Carlo Ancelottit dhe kjo është një mundësi e artë për Maldinin për të përforcuar skuadrën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here