Roma pranë firmës me Rui Patricion!

Roma është shumë pranë firmës me portierin e Wolves, Rui Patricio për një shifër prej 6 milionë eurosh plus bonuset, raporton Corriere dello Sport.

33 vjeçari i cili po shkëlqen në EURO 2020 me Portugalinë është një objektiv për Jose Mourinhon edhe pse Wolves më herët kërkonte një shifër prej 12 milionë eurosh.

Megjithatë raportohet që skuadra italiane do të arrijë një marrëveshje për transferimin e tij pothuajse me një çmim të përgjysmuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here