Francesco Totti ka hedhur poshtë thashethemet që thonin se ai do të rikthehej tek Roma si pjesë e stafit të Jose Mourinhos.
Ai deklaroi për mediat:’ Nuk kam biseduar me askënd në skuadër dhe nuk do të ketë asnjë rol për mua. A po e pres një thirje nga klubit? Telefoni im është i fikur.’
Totti më herët kishte punuar në rolin e drejtorit tek Roma por dha dorëheqje në 2019 për shkak të mosmarrëveshjeve me bordin drejtues.