Edhe Inter është duke synuar transferimin e mbrojtësit spanjoll.
Barcelona tashmë ka vënë në radarët e saj mbrojtësin e skuadrës së Chelseas, Marcos Alonso.
Mundo Deportivo raporton që katalanasit janë shumë optimistë që do të munden të sigurojnë shërbimet e tij pasi që ta shesin Junior Firpon këtë verë.
Barcelona edhe më herët kishte tentuar të sigurojë shërbimet e tij dhe tashmë nuk është e vetmja skuadër e interesuar për të pasi edhe Interi mund të avancojë në negociata me Blutë e Londrës.